Emre Ismaili është i riu nga Maqedonia që humbi jetë në Gjermani pasi u sulmua nga dy persona
Është bë i ditur identiteti i shtetasit të Maqedonisë që mbrëmë mbeti j vdekur në Essen të Gjermanisë. Ai humbi jetën pas një debati me dy shtetas të shtetit afrikan të Eritresë, transmeton Lideri.mk.
Sipas burimeve në fshatin e tij të lindjes, Zhirovnicë të Mavrovës-Rostushës, të cilave u referohet portali maqedonas Ekspres, bëhet fjalë për Emre Ismailin, 32-vjeçar, i cili ishte me punë të përkohshme në Gjermani.
Bashkëfshatarët e përshkruajnë atë si një “fëmijë të artë” që ndodhi në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Emre ishte në një festë dhe u grind me dy eritreanë të cilët e rrahën për vdekje me shishe birre.
Ismaili ka punuar si ndihmës menaxher në McDonald’s./Lideri