Showbiz

Emocionon Besim Dina: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m’i sjell Zoti – i kam gjetur edhe emrat për djalin dhe vajzën!

Shoumeni i njohur shqiptar, Besim Dina, së fundmi ishte i ftuar në një intervistë të veçantë te modelja Heidi Lushtaku, ku ndau me publikun disa të pathëna nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të sinqertë, Dina zbuloi dëshirën e tij për të pasur fëmijë në të ardhmen, duke ndarë madje edhe emrat që ka imagjinuar për ta.

“Unë kam qejf me pas fëmijë dhe besoj se do të ma sjell Zoti”, tha ai gjatë intervistës, duke shtuar: “Edhe ekskluzive po t’i kallëzoj edhe emrin e djalit dhe çikës. Çika do ta ketë emrin Mije (nëna ime), e djali Plis, sepse babai im ka punuar plisa”.

@bisedapodcast❤️ #bisedapodcast #besimdina #heidilushtaku #besimdinaofficial #kosova #shqiperia ♬ Idea 9 (Slowed + Reverb) – Gibran Alcocer

Këto fjalë të Dinës preken ndjekësit e tij, duke treguar lidhjen e tij të fortë emocionale me traditat dhe familjen.

Emri “Mije” është një dedikim për nënën e tij, ndërsa “Plis” përfaqëson simbolikën e traditës shqiptare, duke qenë një kujtim për profesionin e babait të tij që punonte me plisa.

Besim Dina, i njohur për humorin e tij të hollë dhe përzemërsinë që përcjell në ekran, rrallëherë flet për jetën e tij private, duke e bërë këtë intervistë një moment të veçantë për fansat e tij.

Dëshira e tij për të krijuar familje dhe për të mbajtur të gjalla vlerat tradicionale është një mesazh i bukur që tregon rëndësinë e lidhjeve familjare dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.