Emocionale: Artani pas 24 vitesh kthehet në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut: Elhamdulilah, e Xhuma ditë e madhe!
Situata në komunat veriore të Kosovës ditë e më shumë po i kthehet qetësisë dhe sigurisë dhe jeta për qytetarët e të gjitha komuniteteve tashmë është kthyer në normalitet qëkur në atë pjesë janë larguar bandat e kryekriminelit Milan Radojçiq.
Për herë të parë pas 24 vitesh Artan Xhaka nga Mitrovica është rikthyer në banesën e tij në Mitrovicën Veriore të cilën e kishte të uzurpuar nga serbët.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Artani përmes rrjetit social facebook i cili ka publikuar disa fotografi në momentin e kthimit në banesën e tij.
Me çelës në derë e më fytyrë të buzëqeshur duke hapur derën në të cilën është e vendosur logoja e institucioneve të Kosovës Artani shkruan: