Emocion i jashtëzakonshëm: Qytetarët e Luginës dhurojnë libra për Librarinë e Manastirit (Foto)
Qytetarët e Luginës kanë mbledhur libra për qytetin e Alfabetit!
Emocion i jashtëzakonshëm.
Edhe përpos problemëve të shumta shqiptarët që i kanë atje, poashtu edhe më të vështira se ne në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët e Malit të Zi, ato kanë hapur zemrën e madhe për qytetin e Alfabetit..!
Kjo surprizë sot më ka prekur emocionalisht shumë ju betohem falënderime të veçanta për Fitim A. Nuhiu dhe çdo preshevar🙏
Lugina #PërManastirin🇦🇱📚.
(Emira Selimi)
Përmes Facebookut është prononcuar edhe njëri nga bartësit e projektit në Luginë, Fitim Nuhiu:
FALËNDERIM PUBLIK
– Lugina për Manastirin –
Falënderoj të gjithë ata vullnetarë – dhuruesit e librave nga komuna e Preshevës dhe jo vetëm, që na besuan grupit tonë mbledhjen e librave të ndryshëm për t’i dërguar më pas në Bibliotekën e Manastirit, ku u mblodhën afro 300 kopje librash.
Në vijim ai ka shellur edhe emrat e dhuruesve:
1. Xhemaledin Salihu (mbi 100 tituj) nga Presheva;
2. Bilall Maliqi nga Presheva;
3. Fatime Ejupi Jashari nga Shkupi (libra autorial);
4. Saimir Lleshi nga Tirana (libra autorial);
5. Shkëlzen Halimi (libra autorial dhe libra të Teki Dërvishit) nga Shkupi;
6. Avni Halimi (libra autorial) nga Shkupi;
7. Neviana Shehi (libra autorial) nga Italia;
8. Marigona Fejzullahu (libra autorial) nga Presheva;
9. Xhemaledin Rexhepi nga Presheva;
10. Basri Fazliu nga Corrotica;
11. Bujar Ibishi nga Prishtina;
12. Shkëlzen Limani nga Presheva;
13. Pashtrik Mehmeti nga Presheva.
Për grumbullimin e librave nga pika dhe lokacione të ndryshme u kujdesën:
Shuajb Rashiti, Shkëlqim Mahmudi, Shkëlzen Limani dhe Fitim Nuhiu.