Kolumna

Emad Mehmeti: Me Vuçiçin shkojnë me hyxhym në kishë, a ikin si prej “dreqit” mos të shihen në xhami‼️

Emad Mehmeti

Secili, përfshirë edhe politikanët tanë, kanë të drejtë të besojnë fenë që preferojnë, deri sa këtë e bëjnë në mënyrë të sinqertë dhe publike. Zaten shqiptarët shquhen për tolerancën ndërfetare.

Mirëpo ky anëtarësimi i politikanëve shqiptarë në shoqëri të fshehta ortodokse, nuk po më pëlqen edhe aq shumë, sepse kur vijnë zgjedhjet kërkojnë vota kryesisht prej shqiptarëve muslimanë dhe katolikë.