Emad Mehmeti: Kush nuk e voton rrëzimin e BDI-së është me BDI-në. Pikë!
Duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend lidhur me mundësinë e krijimit të shumicës së re në Kuvend, gazetari Emad Mehmeti ka shkruar shkurt: “ Kush nuk e voton rrëzimin e BDI-së është me BDI-në. Pikë!”
Tutje Mehmeti ka shtuar “ Politikanët shpesh i ngatërrojnë parimet me perime, si në pazar shitblerjesh. Pra, ta dini që disa prej tyre kur flasin për parime në sytë e tyre vizëllejnë “perimet” euro – dollarë etj”.