Maqedoni

Elifi 7 vjeçare nga Gostivari ka nevojë për ndihmë, vuan nga epilepsia dhe paraliza celebrale!

Elif Beqiri, vajza 7 vjeçare nga Gostivari, vuan nga “Epilepsi – Paraliz Celebrale”, sëmundje kjo që ia vështirëson të jetuarin. Elifi ka probleme në të folur, në të ecurit dhe në reflekset trupore, ka kriza/sulme që i vijnë nga kjo sëmundje.

Vogëlushja ka nevojë për terapia të shpeshta dhe kostoze të cilat i bën në Spitalin e Gostivarit dhe në Klinika të specializuara private në Shkup. Sipas mjekëve ka gjasa të arrijë që 90% të shërohet dhe të bëhet si gjithë femijët tjerë, por për këtë duhet ndihma e njerëzve human.

Prindërit në pamundësinë ekonomike që të mbulojnë shpenzimet e shërimit, banojnë me qera dhe nuk arrijnë dot të përballojnë të gjitha shpenzimet për vajzën, po kërkojnë ndihmën tonë, mbase po i rramë pas me kohë edhe Elifi falë terapive do të bëhet si fëmitë e tjerë , ardhmërija dhe jeta e sai do të përmirësohet që të mund të vazhdon jetët në rrethana normale.

Për këtë qëllim është inicuar aksioni humanitar në Gofundme ku njerëzit e vullnetit të mirë do të mund të donojnë ndihmat e tyre. Linku.

Për personat që dëshirojnë të kontaktojnë babain e vajzës, Sevdali Beqiri këtë mund ta bëjnë përmes telefonit 072 527 801.

Mënyrë tjetër për të dhënë kontribut financiar është edhe sistemi bankar:

Sevdali Beqiri

Xhirollogaria devizore për franga zvicerane:

STOB MK 2X MK07200004062241361

Xhirollogaria devizore për euro:

STOB MK 2X 07200003229333983

Xhirollogaria për Denarë:

STOPANSKA BANKA
AD Skopje
200002794197706

“Ju falemderojmë fillimisht për komtributin tuaj nga ana e familjes së vajzës për zemërgjërsinë e treguar dhe ju informojmë që tashmë Elifi ka filluar terapitë në strukturat private kryesisht në Shkup dhe disa terapi edhe në Ohër. Nuk janë vërejtur përmirësime të menjëhershme, mbase është një rrugëtim i gjatë dhe shërimi kërkon kohë, por mjekët na kanë garantuar 90% rezultat dhe kjo na bën të shprsojmë.
Ndërkohë jemi edhe në pritje të dokumentacionit të cilat i kemi dorëzuar në avokat ku bëmë kërkesë dhe presëm të miratohet nga Fondi Shëndetësor”, njoftuan organizatorët e aksionit humanitar.

“Ripërsëritim falemenderimet edhe nga ana jonë si organizator dhe ju bëjmë ftesë të shpërndani linkun për donacione nëpër rrjetet sociale të juaja ngase kemi akoma nevojë për ndihmë me që cdo terapi kushton nga 240 deri në 300€ pa’ marrrë parasyshë shpenzimet për rrugën”, deklaruan nga atje. Gostivari Sot