El Hilal ndau çanta dhe pajisje shkollore për 450 nxënës
Me fillimin e vitit të ri shkollor, OH “El Hilal” me sukses e finalizoi edhe sivjet aksionin “Çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit nevojtarë”. Ky projekt tradocional i El Hilalit sivjet u zhvillua në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Kumanovë. Pas shpalljes së aksionit për donacion online u grumbullua një sasi e konsiderueshme e ndihmave, që bashkë me mbështetjen financiare nga diaspora e Zvicrës si dhe me kontributin e degëve nga qytetet e sipërmendura, El Hilali arriti të sigurojë 450 çanta cilësore me komplet pajisje mësimore.
Për 220 nxënës në Shkup, prej të cilave në Saraj 140, Çair 40 dhe Gazibabë 40, në Kërçovë 130, Gostivar 50, Kumanovë 30 dhe Tetovë 30 komplete.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i El Hilalit, Behixhudin Shehapi bashkë me anëtarët e Komisionit: Talat Sadiku Irfan Isaku dhe Ali Sadiku vizituan Shkollën Fillore “25 Maji” në Hasanbeg me ç’rast dorëzuan një kontingjet me çanta dhe pajisje për nxënësit filloristë. Gjatë bisedës me drejtorin, Fadil Murtezani të cilit ia uruan fillimin e vitit shkollor, ata gjithashtu u interesuan për nevojat e tjera të kësaj shkolle dhe vazhdimin e bashkëpunimit me këtë institucion të arsimit fillor.
Në këtë vit çantat janë shpërndarë në bashkëpunim me shkollat përkatësisht me arsimtarët dhe drejtuesit e shkollave.