Maqedoni

Ekstradohet Besim Krasniqi nga Kosova në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot nëpunësit policorë të Sektorit për bashkëpunim policor ndërkombëtar pranë MPB- së dhe Njësitit të policisë intervenuese pranë SPB Shkup kanë përfunduar procesin e ekstradimit të Besim Krasniqit (44) nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç theksojnë nga MPB, Krasniqi i cili është kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg për veprat penale: grabitje, vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe dënim për përgatitje të veprës penale terrorizëm.

Nga Ministria theksojnë se personi është dërguar në INP Burgu Idrizovë.