Kulturë

Ekspozitë individuale e piktorit Muhamet Idrizi në Kumanovë

Në Sallonin e Galerisë së Arteve – Kumanovë sonte me fillim në ora 19:30 u hap ekspozita personale “Harmonizimi vizual i pasurisë natyrore” nga piktori Muhamet Idrizi.
Ekspozita është pjesë e aktiviteteve programore të Muzeut NU – Kumanovë.

Muhamet Idrizi ka lindur në vitin 1986 në Kumanovë. Ka diplomuar në Universitetin Shtetëror në Tetovë, dega pikturë, në klasën e profesor Iljirian Beqirit në vitin 2009.
Studimet master i kreu në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, në klasën e profesor Jovan Shumkovskit në vitin 2019, drejtimi pikturë.

Nga viti 2010 punon si mësimdhënës në një shkollë fillore në Likovë. Në ekspozitë do të shfaqen 16 vepra arti – piktura. Për të gjithë artdashësit ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të tetorit.