Ekspozitë e veturave të vjetra në Tetovë/ “Fiat” i vitit 1932 makina më e vjetër!
Në Sheshin e Qytetit të Tetovës në organizim të Retro Klub – Tetovë” u mbajt revyja e automobilëve të vjetër. U ekspozuan 50 “oldtimer” nga markave të ndryshme.
Koleksionuesi i makinave të vjetra nga Sveti Nikola, Stefan Gjorçev, kishte sjellë automobilin “Fiat 508 Balila” të prodhuar në vitin 1932, që ishte edhe makina më e vjetër që u ekspozua në Tetovë.
Ai tha se në Maqedoni kjo veturë erdhi në vitin 1956, pronari I parë ka qenë nga Rijeka e Kroacisë, I cili duke udhëtuar në Maqedoni, pasi makina pëson defect vendos ta shesë dhe pas shumë peripecive kjo makinë e vitit 1932 përfundon në duart e tij.
Kjo veturë u përdor për xhirimet e filmit “Verë e Qetë” në vitin 1961.
Në ekspozitën e veturave të vjetra qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm patën mundësi të shohin modele sikurse Zastava Fiqo, Lada, Golf, Mercedes, Kadilak Linkoln të sjellë nga SHBA-të dhe shumë modele tjera. /tvklan.mk/