July 8, 2024
Maqedoni

Eksplozivi shkakton zjarr në lokalin “Intermezzo” në Shkup

Sot (05.10.2023) në orën 02:15 në Stacionin Policor Qendër, roja i sigurisë në një lokal në rrugën “Naroden Front” ka raportuar se rreth orës 01:50 ka dëgjuar një shpërthim në objekt, pas së cilës si pasoj ka rënë zjarri, gjë që ka prekur inventarin e objektit.

Një ekip i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit e ka shuar zjarrin dhe nuk ka persona të lënduar. Vendin e ngjarjes e ka kontrolluar ekipi i SPB – Shkup, shkruajnë mediat maqedonase.

Siç mësojmë bëhet fjal për lokalin e njohur në Shkup “Intermezzo”.