Maqedoni

Ekskluzive, “Transporti publik edhe në vitin 2025 do të jetë falas”, Driton Sulejmani, zëdhënës i VLEN: Ministria e Arsimit, 2 milion euro për vitin 2025 për objektin e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Kumanovë

“Himnin nuk e kemi sjell ne, por e kemi gjetur. BDI, 22 vite ka pasur kohë ta ndërroj përmbajtjen e tij, por merreshin me statuse në Facebook”, zëdhënësi i VLEN, Driton Sulejmani: Ja për çka po mundohemi ne

Zëdhënësi i VLEN dhe këshilltari i Alternativës në Këshillin Komunal të Kumanovës, Driton Sulejmani, në emisionin “Intervista në Open-TV” ka thënë se transporti publik edhe në vitin 2025 do të jetë falas për qytetarët e Kumanovës.

Ai ka thënë se edhe Ministria e Arsimit ka financuar me 2 milion euro për vitin 2025 objektin e SHM të gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Kumanovë.