BallinaMaqedoni

Ekskluzive/ PDSH dhe Menduh Thaçi zyrtarisht largohen nga Fronti Evropian

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot zyrtarisht është larguar nga Fronti Evropian mëson portali TS.

Për portalin TS e kanë konfirmuar edhe nga PDSH-ja duke theksuar se kryetari dhe PDSH-ja janë larguar, por do të mbeten në komunikim vetëm me liderin e BDI-së Ali Ahmetin.

“Po lideri jonë është larguar nga Fronti Evropian dhe nuk ka më Front, kryetari do të ketë komunikim vetëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin” thonë ekskluzivisht për TS nga PDSH-jj duke theksuar se Thaçi shumë shpejtë do tju drejtohet edhe opinionit për largimin nga Fronti Europian.

Nga ana tjetër sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thekësoi se Menduh Thaçi është në linjë me Fronti Evropian.

“Ka pasur angazhime të tjera. Kam folur edh e para takimit, edhe pas takimit. Z. Thaçi është në linjë me Frontin Europian, nuk ka asnjë dilemë, por tani për të plotësuar humbjet, dështimet, pjesa qeveritare, kapen pas gjërave terciare”, theksoi Ahmeti.

Menduh Thaçi ishte kandidat për deputet në listën zgjedhore numër 6 ku edhe fitoi si deputet nën ombrellën e Frontin.

Pas largimit të Menduh Thaçit Fronti Evropian mbetet me 17 deputetë