Ekonomisti Burim Latifi doktoroi me vlerësime maksimale
Dje, 8 qershor 2023, në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit Shën Qirili dhe Metodi në Shkup, pas një prezentimi të detajuar të hulumtimit 5 vjeçar në temën “INVESTIMET E HUAJA TË DREJTPËRDEJTA DHE NDIKIMI I TYRE NË EKONOMINË LOKALE NGA PERSPEKTIVA E BASHKËPUNIMIT TË KORPORATAVE MULTINACIONALE DHE BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM VENDOR” para komisionit në përbërje Prof. D-r Stojan Debarliev, Prof. D-r Lubomir Drakulevski, Prof. D-r Biljana Angellova (përndryshe Rektore e sapozgjedhur), Prof. D-r Aleksandra Janeska Iliev dhe Prof. D-r Leonid Nakov, ekonomisti nga Shkupi Burim Latifi me vlerësime maksimale morri titullin Doktor i Shkencave Organizative – Menaxhment.
Përndryshe, Dr. Burim Latifi është i angazhuar në Universitetin Nënë Tereza në Shkup si demonstrator dhe asistent.