Ekipet e shpëtimit kanë gjetur një veturë në lumin Lepenc!
Ekipet e shpëtimin, jozyrtasisht bëhet e ditur se kanë gjetur një automjet në lumin Lepenc. Frocat e kërkim-shpëtimit janë duke e nxjerrë dhe për momentin nuk dihet nëse është automjeti me tre shtetasit e Kosovës, që kishte rënë të shtunën në lum. Njëri nga katër personat që ndodheshin në veturë ka shpëtuar. Aksidenti besohet të jetë shkaktuar nga një automjet me targa të Shkupit, shoferi i të cilës është ndaluar nga policia. Në aksionin për nxjerrjen e veturës po marrin pjesë pjesëtarë të policisë dhe ekipe të shpëtimit nga Maqedonia dhe Kosova.