Rajon - Botë

Ejupi: Turqia ndër vendet e para që e ka ndihmuar Ukrainën(Video)

Redaktori i TRT World, Abdylvehap Ejupi, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se nuk përjashtohet mundësia që takimet e ardhshme Rusi-Ukrainë të zhvillohen në Stamboll.
“Turqia është një nga vendet e para që ka mbështetur Ukrainën. Ndihma fillon nga krijimi i formacioneve ushtarake, duke marrë sistemin ushtarak të Turqisë, trajnimet e vazhdueshme e deri tek dhënia e droneve më të sofistikuara në botë. Turqia ka dhënë edhe softuerë edhe mjete të luftës elektronike ajrore. Nëse nuk do te ishte kjo pregaditje, kjo rezistencë me siguri nuk do të kishte këtë fuqi… “, ka thënë Ejupi.