Maqedoni

Ejup Rustemi: Në vitin 1996 “Bechtel dhe Enka” i kishte ofruar RMV-së ndërtimin e koridorit 8 me mjete të veta

Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi në emisionin “Intervistë në Shenja”, zbuloi një detaj interesant se si konsorcioumi “Bechtel dhe Enka” në vitin 1996 i kishte ofruar Maqedonisë së Veriut ndërtimin e koridorit 8.

“Nga ajo që kam parë dhe në arkivat e ndërrmarjes publike për rrugë shtetërore kam gjetur se konsorcioumi “Bechtel Enka” në vitin 1996 i ka ofruar Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar koridorin 8, nga “Deve Bair” deri në “Qafë Thanë”. Që do të thotë ta ndërton me mjete të veta dhe të menaxhojë për 25 vite autostradën dhe nuk është pranuar një ofertë e tillë. Me çka ne do të menaxhonim vetë me autostradën duke mos dhënë asgjë”, deklaroi Rustemi. /SHENJA/