EHRM: Po vjen bora në Maqedoni, pritet ndryshim drastik i motit
Sot paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 16 gradë.
Siç transmeton portali Lideri.mk, deri të premten do të mbajë mot stabil dhe i qetë, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës dhe ulje të temperaturave ditore, njofton Enti Hidrometeorologjik.
“Nga dita e premte dhe gjatë fundjavës nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të ftohtë do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat malore. Veç kësaj, reshjet do të jenë më të bollshme dhe do të shndërrohen në borë në zonat më të larta”, thuhet në njoftim nga EHRM./Lideri