SHOWBIZ

Edona Llalloshi: Njerëzit më kanë pëlqyer gjithmonë sepse nuk jam zhveshur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka qenë e ftuar këtë javë në programin “Show i Së Premtes”.
Ajo përballë moderatores, njëherësh koleges së saj, Adelina Ismaili – ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe profesionale.

Mes të tjerash, interpretuesja e hitit “S’dua hiç” ka treguar se i ka qëndruar besnike stilit të saj në veshje dhe asnjëherë nuk është ekspozuar para publikut.Sipas saj, kjo ka qenë një ndër arsyet se pse njerëzit e kanë dashur më së shumti, dhe madje shpesh ia thonë këto komente kur e teakojnë këngëtaren gjetiu.
“Është shumë interesante që shpesh herë me Milotin qeshin, nëpër aeroporte përshembull më ndalin njerëzit dhe më thonë ‘A e din bre Edona se pse të duam më së shumti?’, dhe Miloti thotë ‘E di valla, vetëm sepse nuk zhvishet’”, ka thënë Edona.Përgjatë emisionit, Llalloshi dhe Adelina shtjelluan shumë ngjarje dhe histori nga e kaluara e tyre, duke kutjuar kohën kur ishin bashkë në estradë dhe kushtet e këngëtarëve atëherë ishin shumë më ndryshe, por lidhja mes tyre ishte më e madhe.