Shqipëri

Edioni ka nevojë për ndihmë, duhet të shërohet në Suedi

Shkruan: Silvana Begaj

Cdo ditë, prej vitesh tashmë, më vjen një telefonatë nga nëna e një djali me disa diagnoza i cili fatkeqësisht nuk është i aftë as të kujdeset për veten.

Ky djalë ka ardhur për herë të tretë në Suedi për mjekime më të mira dhe është deportuar dy herë. Nisur nga eksperineca ime shumë shpejt do përjetojë deportimin e tretë.

Në Shqipëri shumë nga ilacet e tij mungojnë dhe janë të pamundura të gjehen e në Suedi nuk i jepet asnje ndihmë nga stafi mjekësor për shkak të mungesës së lejes së qëndrimit. Një prej problemeve të tij është shkaktuar nga gabimi i mjekësisë në këtë vend i cili jo vetëm që nuk mban asnjë përgjegjësi, por vazhdon me guxim të kërkojë dëbimin e tij nga shteti suedez dhe si cdo dëbim i vendoset dhe ndalim i lëvizjes nga Shqipëria për 4 vite.

Këto 4 vite në cdo spital, klinikë i thuhet e njëjta gjë: Shteti jonë nuk mund të kurojë diagnoza të tilla!

Personalisht në cdo ndihmë juridike që mund ti kem dhënë është shoqëruar me kërkesën që të mos iu vihet ekspuls pasi nuk janë kriminel dhe të kenë munësinë të ikin në kërkim të shpresës në një vend tjetër, ndoshta me doktorra më human.

Fëmijë të tillë nuk marrin atë që meritojnë nga shoqëria jonë. Shoqëria shqiptare është injorante përpara rasteve të tilla dhe mjekësia shqiptare është totalisht e paaftë. Shumë familje shkatërrohen ekonomikisht në raste të tilla dhe akoma më shumë psikologjikisht.

Sot, në mënyrë të përulur përpara cdo shqiptari në Shqipëri apo diasporë, në emër të nënës së Edionit Ju kërkoj ndihmë për këtë rast i cili nuk është i panjohur. Mediat kanë folur dhe trajtuar këtë rast, por ka ngelur thjesht si tregim historie. Ajo nënë ka nevojë për ndihmë.

Do t´ju lutesha përzemërsisht që të paktën në një moment të viheni në vendin e asaj nëne e cila që me lindjen e Edionit jeton në shërbim të tij. Edioni rrezikon jetën nga kjo mospërfillje që i bëhet si refugjat dhe si shtetas shqiptar.

Prandaj, për cdo ndihmë që mund të jepni për këtë rast Ju lutem të kontaktoni nënën e tij në fb ku i kam bërë tag dhe nëpërmejt Whats up në numërin : 0046 72 835 53 52.

Bashkë Ne mund ta shpëtojmë Edionion ose ta vrasim me indiferencë!

@highlight
#Shperndaje