Edhe sot vazhdon “lufta e madhe” në Reçicë të Vogël
Në Qendrën e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë, pikërisht në mesditë lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, do të ketë përballë bashkëpartiakët e tij të pakënaqur, Izet Mexhitin, Musa Xhaferin dhe Blerim Bexhetin. Pritet që “grupa e zjarrit” në tavolinë të vendosin kërkesat për reforma në parti, respektivisht pas tre viteve pas kongresit të formohen trupat partiak – Kryesimi qendror dhe udhëheqësia më e ngushtë partiake. “Grupa e zjarrit” prëmes një letre publike, tainmë kërkuan që vendimet në parti të sillen në organet partiake, e jo nga dyshja Ahmeti – Grubi. Të pakënaqur nga puna e ministrave, ata do të krëkojnë zëvendësimin e tyre në krye me vet zv.kryeministrin Grubi, ndërsa kërkojnë edhe transparencë për punën e Qeverisë.