Edhe sot tërmet në Turqi me një viktimë
Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë goditi provincën Malatya në pjesën lindore të Türkiyes, tri javë pas dy lëkundjeve masive që tronditën rajonin, ndërsa deri më tani ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, transmeton Anadolu.
Tërmeti ndodhi në orën 12:04 pasdite me kohën lokale, me epiqendër 6,96 kilometra nën sipërfaqe në rrethin Yeşilyurt, tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Kreu i AFAD-it, Yunus Sezer, bëri të ditur se nga tërmeti në Malatya ka humbur jetën një person, kurse janë plagosur 69 të tjerë.
Lëkundjet ndodhën derisa Türkiye vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit.
Të paktën 44.374 njerëz kanë vdekur për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.
Malatya ishte një nga provincat e goditura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş që prekën gjithsej 11 provinca.