Kolumna

Edhe pse më lehën dhe më lehin zagarët pas shpine

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në jetë duhesh të jesh shumë i vendosur dhe mos të dorëzohesh ndaj çdokujt, sepse është nënçmim për veten tënde. Unë gjatë jetës sime kam përjetuar shumë gjëra të mira të cilat më kanë gëzuar.Unë jetën time nuk e kam kaluar vetëm me gjëra të mira, sepse gjatë kësaj kohe të jetës sime kam hasur edhe në shumë vështërsi. Shumë lehtë është të i gëzohesh vetëm gjërave të mira që të ka sjallur jeta.

Sipas meje gjëja më e shtrenjtë gjatë jetës sime ka qenë kur unë kam ruajtur dinjitetin tim dhe nuk jam dorëzuar asnjëherë kur më kanë lehur para syve dhe pas shpine zagarët. Kjo është krenaria ime që më bënë edhe sot krenarë që nuk jam dorëzuar para karrieristave, hajdutve, tradhëtarëve, të pabesve, kodoshave, horrava, sahanlëpirësave etj. Edhe sot jam i njejti në parimet e mia dhe nuk bie preh e njerëzve ti interesit. Një gjë e këtillë gjithnjë më ka bë të bëhem më parimor, më i ndërgjegjshëm,më i qëndrueshëm dhe i pamposhtur.

Udhëtimi im ka qenë dhe edhe sot është të eci me kokën ngritur lart. Një gjë të këtillë ma bërën punët dhe veprat e mia që i bëra gjithnjë pa interes dhe ajo që nuk e vrava askend pas shpine për të arritur qëllimet e mia. Unë gjithnjë u mondova dhe edhe sot mundohem të jem vetvetja. Unë asnjëherë nuk e lejova veten që ta vrasë në pabesi dikë pas shpine për të i arritur qëllimet e mia. Unë gjithnjë ruajta dinjitetin tim. Çdo gjë që është dashur të ia them dikujt gjërat me të cilat nuk jam pajtuar ia kam thënë në sy e asnjëherë nuk ia kam thënë pas shpine. Mua më kanë lehur, por edhe sot më lehin shumë zagar pas shpine, por unë nuk jam dorëzuar. Unë kam ruajtur dhe ruaj dinjitetin tim, sepse unë jam vetvetja. Unë do të vazhdojë ashtu siç isha deri më tani. Nuk do e humbi dinjitetin tim me asgjë. Do të mbetëm si në të kaluarën edhe në të sotmën. Edhe pse më lehën dhe më lehin zagarët pas shpine. Unë nuk do të mposhtem asnjëherë, sepse unë jam vetvetja.