September 19, 2024
Maqedoni

Edhe një tentim për vrasje në Shkup

Dje në ora 11:34 në SPB Shkup, I.C.(21) nga Shkupi ka raportuar se në orën 11:30 në parkingun te bulevardin “ASNOM” në Shkup, derisa ka qenë me disa persona të tjerë, K.J. nga Shkupi ka shtënë me revole një plumb drejt tij me qëllim që ta vrasë, por nuk e ka qëlluar.

MPB ka dalë me kumtesë të shkurtë për rastin, transmeton Lideri.mk.

“Janë kryer hetime dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. (Lideri.mk)