Maqedoni

Edhe një deputete në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi sot e ka mbajtur seancën e 19-të, në të cilën janë votuar disa ligje. Në fillim të seancës është verifikuar mandati i deputetes së re Katerina Dimitiovska nga VMRO-DPMNE, e cila vjen në vendin e Marija Miteva, pasi që hoqi dorë nga mandati i deputetes pas emërimit të saj zëdhënëse të Qeverisë. Vazhdimin e seancës së 19-të të Kuvendit, Afrim Gashi e paralajmëroi për nesër në ora 12:00.

Anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë zgjedhur Angellço Ristov, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike nga Dellçeva dhe Svetllana Karapetrova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistre e Ekonomisë – financave, kontabilitetit dhe revizionit nga Tetova. Këta dy anëtarë të rinj të KSHZ-së zgjedhen pasi që Boban Stojanovski i deritanishëm nga VMRO-DPMNE është bërë zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska nga LSDM-ja është pensionuar.

Nga seanca e deritanishme janë tërhequr propozimet për zgjedhje të Ardian Demirit dhe Vedat Salihit për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë të RMV-së dhe Propozim vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje dhe korrupsion.

Deputetët e kanë votuar edhe vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Kuvendit të RMV-së.

Kryetar i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane u zgjodh deputeti i LSDM-së, Venko Filipçe, ndërsa nënkryetare u zgjodh deputetja e VMRO-DPMNE-së, Maria Petrushevska. Deputetët Nikolla Micevski, Vesna Bendevska, Halil Snopçe, Monika Zajkova, Ilir Demiri, Amar Mecinoviq, Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Musa Xhaferi, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Ivanka Vasilevska, bashkëkryetar i Komisionit të përbashkët parlamentar u zgjodhën si anëtarë të komisionit BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, ministër i Çështjeve Evropiane, prof. Hristina Runçeva Tasev, përfaqësuese nga Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Spasenovski, përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Dr. Orce Gjorgjievski, përfaqësues nga Bashkësia e Njësive të Pushtetit Lokal dhe Dragan Sekulovski, përfaqësues i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë. Ndërsa, nga ana tjetër, deputetët Dafina Stojanoska, Boban Karapejovski, Kaltrina Beqiri, Mitko Trajçulleski dhe Rexhep Ismail, Igor Zdravkovski, zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbana Pasholli, zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për kryetar dhe anëtarë të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor janë emëruar Nena Trajanovska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi dhe Simona Simoska Efremovska, magjiste e të drejtës penale nga Gostivari dhe Burim Memishi, jurist i diplomuar nga fshati Pallçishtë e Poshtme, Komuna e Bogovinës. Në seancë u zgjodhën kryetari dhe anëtarët e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe anëtarët e Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Kryetar i Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative, procedurë në marrëdhënie pune dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dytë, është zgjedhur Ilçe Musharevski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Resnja. Ndërsa anëtarë Sashko Gruevski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Velesi, Irena Brzanova, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Zharko Denkovski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Kumanova, Vera Dimitrieva, juriste e diplomuar me provim të jurisprudencës nga Radovishi, Maja Biçikliska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Marija Stefanoska Tomeska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Simona Leskaroska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Iskra Davitkovska-Kostovska, juriste e diplomuar me provim të dhënë jurisprudencës nga Shkupi, Ana Vesova, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencë nga Velesi, Jusuf Miniri i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Dobridoll Komuna Vrapçisht, Adrian Mamuti i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova dhe Edit Azizi, e diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Raven i Gostivarit.

Deputetët dhanë mbështetje për nevojën e miratimit të disa ligjeve me procedurë të shkurtuar – Propozim për ndryshimin e Ligjit për veprimtari inovative, me procedurë të shkurtuar – Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë kërkimore-shkencore, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për trajnimin dhe provimin e drejtorit të shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të studentëve dhe universitetit të hapur qytetar për mësim të përjetshëm, me procedurë të shkurtuar, Propozim për ndryshimin e Ligjit për standardet e nxënësve, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për standardet e studentëve, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kombëtare të Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë, Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Tokë Ndërtimore, Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit, Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Tokë Bujqësore, Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për koncesionet dhe partneritetin publik privat – Leximi i parë.

Gjithashtu, deputetët votuan për nevojën që pas procedurës së shkurtuar të miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror, me amendamentet e të cilit është e mundur që gazetarët të paraqesin kërkesë me shkrim për përdorimin e të dhënave për qëllime kërkimore nga Regjistri i llogarive vjetore, regjistri tregtar dhe nga Regjistri i personave të tjerë juridikë, Regjistri qendror për t’i siguruar ato pa kompensim.

Disa ligje u kaluan në lexim të dytë – Projektligji për ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal, Projektligji për plotësimin e ligjit për koncesionet dhe partneritetin publiko-privat.

Kuvendi e përfundoi shqyrtimin e përgjithshëm të Strategjisë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2025 – 2029, Propozimin e Planit financiar të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 dhe Propozimin-vendimin për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të hyrat e përgjithshme vjetore, për financimin e funksionimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.