Edhe nesër e pasnesër do të mund të aplikoni për pasaporta e letërnjoftime
MPB njofton qytetarët të cilët nesër dhe pasnesër (29 dhe 30.11.2023) kanë caktuar termine për fotografimin dhe ndërrimin e dokumenteve personale në Shkup, se pikat për dhënien e dokumenteve personale do të punojnë me orar të plotë, që do të thotë se takimet e planifikuara do të realizohen.
“Gjegjësisht, sipas vendimit të Qeverisë, orari i punës së të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit nesër, më 29 nëntor (e mërkurë) duhet të përfundojë në ora 12:00 dhe 30 nëntori (e enjtja) të jetë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, në zonën e qytetit të Shkupit, si dhe për shkollat fillore dhe të mesme në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mbajtjes së takimit të 30-të ministror të OSBE-së, kjo nuk do të zbatohet për shërbimet e çështjeve civile të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat të dyja ditët do të punojnë rregullisht, me kohë të plotë.
Për mbarëvajtjen e procesit të zëvendësimit dhe lëshimit të dokumenteve personale, Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë datat e parapara”, njoftojnë nga atje.