Edhe Filipçe do të kandidojë për president?
Ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i afërt me ish kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, do të kandidojë për kryetar të shtetit në Konventën e LSDM-së për zgjedhjen e kandidatit për president, njofton Republika.
Dy emra të tjerë qarkullojnë si kandidatë më të mundshëm për president, transmeton Lideri.mk. Bëhet fjalë për presidentin aktual Stevo Pendarovski, i cili disa ditë më parë konfirmoi se po mendon të hyjë në garë për mandatin e dytë, si dhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovki, i cili për momentin refuzon të përgjigjet nëse planifikon të përfshihet në garën presidenciale./Lideri