Maqedoni

E vrau nënën, aktakuzë ndaj një femre

Prokuroria Themelore Publike Kavadar në gjykatën kompetente ka dorëzuar aktakuzë për veprën penale “vrasje”.

Më 10 shtator të këtij viti, në shtëpinë familjare në Kavadar, gjatë dhunës në familje, e akuzuara ka tentuar t’i marrë jetën nënës së saj, me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi. Derisa viktima ishte duke fjetur, e akuzuara e ka goditur disa herë me çekiç në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas ajo hodhi çekiçin në oborrin e shtëpisë dhe nuk e mbaroi veprën.

“Sipas ekspertizës, është konstatuar se ajo e ka kryer tentativën për vrasje në kushte të përllogaritjes së reduktuar dukshëm të shkaktuar nga çrregullimet mendore, përdorimi në shumë nivele i drogave dhe substancave psikoaktive”.

“Meqenëse bazat ligjore ende ekzistojnë, prokurori publik ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Kavadar propozim për vazhdimin e masës së paracaktuar të paraburgimit për të akuzuarën”, thonë nga Prokuroria.