October 5, 2024
Maqedoni

E turpshme: Kapen dy persona, tentuan të vjedhin në ndërtesën në Shkup, deri sa banorët iknin nga zjarri

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dy persona sot janë privuar nga liria për shkak të tentimit për vjedhje në ndërtesën në rrugën “Serava” në Shkup, në të cilën dje shpërtheu zjarr. Pas dokumentimit të rastit, shtojnë, do të parashtrohet kallëzim adekuate.

“Ministria për Punë të brendshme informon se dy persona sot janë arrestuar për shkak tentimit për vjedhje nga ndërtesa në rrugën “Serava” në Shkup, e ku dje u shkaktua zjarr. Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet kallëzim adekuat”, thonë nga MPB.

Zjarri që shpërtheu dje në hapësirat e bodrumit në një ndërtesë në lagjen e Shkupit Çair, u shua sot tërësisht.

Nga zjarri janë kapluar hapësira të cilat shfrytëzoheshin si depo nga ana e një kompanie, ku ka pasur sasi të madhe të prodhimeve plastike.

Ndërkohë, pritet të fillojë ekspertiza e Ministrisë së Punëve të Brendshme.