September 27, 2024
Maqedoni

E punësuara gjendet e vdekur në një shkollë në Shkup

Më 25.09.2024, në ora 14:29, SPB Shkup është njoftuar se në një dhomë në shkollën fillore në lagjen Ilinden, Shkup, është gjetur e vdekur S.M (50) nga Shkupi.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, transmeton Lideri.mk dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion./Lideri