Shqipëri

E përplasi makina, 18-vjeçari ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të ecë sërish

E përplasi makina, 18-vjeçari ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të ecë sërish
Një apel ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një adoleshent ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin nga Berati, Haxhi Hëna, i cili ka nevojë të kryejë një operacion urgjent në pjesën e legenit që të ecë sërish.

Ka qenë miku i të riut që ka kontaktuar redaksinë tonë ku apelon për ndihmë.

“Përshëndetje JOQ, ju lutem, postojeni këtë apel për ndihmë për mikun tim. Ka nevojë për një ndërhyrje në pjesën e legenit; nëse nuk e kryen, nuk do të ngrihet dot më. Faleminderit.”

Haxhi Hena, 18 vjeç, ka ndarë historinë e tij në GoFundMe, ku tregon se pas një aksidenti me motor, ku një automjet e ka përplasur, ka kryer dy operacione në këmbë me sukses, por i duhet edhe një ndërhyrje e tretë dhe shumë e kushtueshme në legen.

Familja e tij nuk mund ta përballojë koston, dhe pa këtë operacion, Haxhiu rrezikon të humbasë aftësinë për të ecur.

“Do ju lutesha që të më ndihmonit të mblidhnim shumën e nevojshme për të bërë të mundur operacionin dhe për të vazhduar jetën si çdo i ri,” shkruan ai.

JOQ Albania i bashkohet thirrjes për ndihmë dhe inkurajon të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për të ndihmuar Haxhiun që jeta e tij t’i rikthehet normalitetit.