E Majta paraqiti kallzim penal për ”vjedhje të rrymës” në Haraçinë
E majta ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike, termike ose gazit natyror” – e paraparë dhe e dënueshme me nenin 235 a të Kodit Penal – ndaj kryesit të panjohur nga Komuna e Haraçinës, njoftun nga kjo parti.
Këtë kallëzim penal për vjedhje të energjisë elektrike, Levica e ka dorëzuar në Prokurorinë Publike të Shkupit, e cila si organ i autorizuar duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare në mënyrë që të parandalohen veprat e tilla penale dhe të dënohen kryesit e tyre.
”Me këtë veprim të pakujdesshëm dhe të kundërligjshëm të banorëve të caktuar të Haraçinës, gjegjësisht me kyçje të egër në rrjetin elektrik, humbjet mbulohen nga qytetarët e ndërgjegjshëm, të cilët paguajnë rrymën dhe për këtë arsye marrin fatura të larta në një periudhë të inflacionit të madh” – thonë nga E majta