E lodhët popullin më me parti e lëvizje politike
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Sapo lexova edhe një çudi tjetër dhe më bëri jo të habitem , po më bëri të qeshi me të madhe.Me të vërtetë më duket se na ka marrë mësysh dikush. Na ka shikuar dikush me sy të keq dhe na ka zënë mësyshi neve shqiptarëve.
Po seç e lodhëm popullin e mjerë me ca dokra të tepruara e populli i shkretë ka mbetur në udhëkryq dhe nuk dinë ka të ia mbajë.
Pak më parë lexova se në Maqdoninë Veriori qenka bërë gati për të dalë në skenë një lëvizje politike shqiptare.Me të vërtetë jo që u befasova, as nuk u habita dhe as nuk çudita, sepse më jam mësuar me këso gjëra.
Si duket fabrikë për përfitime personale, grupore, klanore shqiptarët i shohin partitë ose lëvizjet politike. Sipas meje që nga fillimi i sistemit shumë partiak e deri më sot ne nuk bëmë punë tjera pos të formojmë parti politike ose lëvizje.
Një numër prej tyre u formuan dhe u tretën. Disa të tjera u formuan, por u ndajtën , u përçajtën mes veti dhe prej tyre na u shtuan të tjera. Të gjitha këto nuk na sollën asgjë pos që na ndanë e na përçanë mes veti.A thua vallë na është dashur edhe kjo lëvizje politike që u paralajmëruar sot se qenka bërë gati të dal në skenë.
Kjo e paska ndërmend të punojë për komb, popull e atdhe. Sa çudi e madhe?!… Deri kur do të formohen parti dhe lëvizje të tilla dhe do të flasin se do të jenë të angazhuar për çështjen kombëtare dhe për popullin shqiptarë.
Po pse një gjë e tillë nuk thuhet që në fillim se do të lind një subjekt apo lëvizje politike për interese individuale e grupore.Thuane troç e shqip se formojmë parti për të mirën tonë individuale dhe grupore e jo për popull.
Aq shumë e kemi ludhur popullin me formimin dhe zhdukjen e ca e ca partive e lëvizjeve politike dhe asgjë nuk është bërë për popull.
Sipas meje pas daljes në skenë të kësaj lëvizje duhet të merren edhe iniciativa që në çdo mëhallë, katund e qytet të formojmë nga një parti apo lëvizje partiake.
Ajo që është edhe më intresante kur thuhet se kjo lëvizje në mesin e vet do të ketë intelektualë dhe intelektuale.
Po ku paskën qenë këta intelektualë dhe intelektuale që deri sot nuk e kanë ngritur zërin dhe të kundërshtojnë të këqiat që na i sollën deri më tani.
Arsimi me cilsinë e tij ka ra në fund të pusit. Po si nuk e ngritën zërin që shkollat fillore, të mesmet dhe rinia në përgjithësi morën botën në sy duke ikur nga gjendja që na sollën këto parti dhe lëvizje politike.
Neve në janë mbyllur sytë dhe na duhen të formohen edhe parti dhe lëvizje tjera. Ky është një absurd mbi absurdin kur shumë individë përfitimet e tyre i shohin vetëm tek partitë dhe lëvizjet politike.