E la ministrinë, e kapi “mistrinë”, ish ministri shqiptar pa komplekse ndihmon diasporën në Amerikë
Në opinion u bë pak bujë lidhur me një fotografi të ish ministrit të diasporës, Xhemail Çupi nga radhët e Alternativës, fotografuar në atmosferë “baushtelle”.
Ministri Çupi ka sqaruar se fotografia në fakt është bë në Philadelphia të SHBA, ku me punë fizike po ndihmon ndërtimin e qendrës shqiptare në këtë qytet.
Çupi, e ka sqaruar opinionin publik në lidhje me atë fotografi:
Sqarim per opinionin publik!
Qendrimi im dy mujor ne Amerike eshte ndihma vullnetare ne themelimin e nje komuniteti shqiptaro-amerikan ne qytetin Philadelphia, qytet ky ku veprojne afro 20 mij shqiptarë, ndersa fotografia e “diskutueshme” e ish ministrit qe eshte duke punuar fizikisht eshte ndihma ime e vogel ne ndertimin e nje ODE BURRASH per misafiret që vijne ta vizitojne kete komunitet te respektuar.
Padyshim qe cdo pune qe behet me djerse eshte ibadet dhe duhet respektuar, por fotografia ime (e publikuar nga shoku im) simbolizon sakrificen dhe gjendjen reale te shume qytetareve tane qe punojne ne mergim por me zemer dhe shpirt jane ne atdheun e tyre.
Me respekt, miku juaj!