“E gjithë popullata e Gazës veriore është në rrezik vdekjeje”
Joyce Msuya, shefe për çështje humanitare në Kombet e Bashkuara, i ka akuzuar forcat izraelite se nuk janë treguar humanistë gjatë operacioneve të tyre të fundit në veri të Gazës.
“Çfarë forcat izraelite po bëjnë në Gazën veriore të rrethuar nuk mund të lejohet të vazhdojë”, ka thënë ajo duke shtuar se spitalet janë goditur, punonjësit shëndetësorë janë arrestuar, strehimoret janë djegur, dhe se ekipet e ndihmës së shpejtë po pengohen në shpëtimin e njerëzve, raportoi BBC.
Burra e djem “po merren me kamionë”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se qindra palestinezë janë vrarë e mijëra janë dëbuar.
“Një shpërfillje e tillë flagrante humanizmi dhe për ligjet e luftës duhet të ndalet”, ka potencuar ajo.
Ajo ka shtuar tutje se “e gjithë popullata e Gazës veriore është në rrezik të vdesë”.