Opinion

E gjithë kjo luftë për pushtet, e ku mbeti zgjidhja e halleve të shqiptarëve, sidomos problemit me arsimin e mesëm shqip në Kumanovë

Etem Xheladini

Deri kur do të tolerohen padrejtësit që ju bëhen shqiptarëve, fenomenë që po ndodhë edhe në Kumanovë, ku në vend që të punsohen shqiptarët, vendet e tyre i zënë maqedonase, po edhe serb të deklaruara si shqiptarë.
Më tragjike është se ky fenomen po ndodhë me punësimet në shkollat e mesme, si me rastin në shkollën profesionale bujqësore “Kiro Burnaz” në Kumanovë, ku së fundi kishte shpallur një konkurs për pranimin e stafit administrues, të deklaruara për punësimin e shqiptarëve, e në vend të tyre janë punësuar të etnisë maqedonase e sërbe.
Është shumë interesant edhe për kundër se dihet ky manipulim me vendet e punës si të sekretarit të shkollës-këshilltar për punë të përgjithshme normative që figuronte të punësohet shqiptar, ishte pranuar kandidatja Sofija Aleksiq.
Po ashtu ndodhë edhe me rastin e vendin tjetër të punës sekretar teknik që kryen punët e arkatarit dhe punë të ngjajshme, i shpallur me kodin për shqiptar ishte pranuar kandidatja Frosina Trajkovska.
Është për tu theksuar se manipulimet e bëra për këto vende pune e mbajnë nënshkrimin e drejtoreshës të kësaj shkolle.
Ky manipulim ishte praktikuar edhe gjatë punësimit për referent dhe sekretar teknik të hapur për siç thuhet “nacionaliteteve tjera” ku ishte pranuar Ivana Stojanovska.
Kur i shtojmë ate se shkolla e mesme profesionale “Kiro Burnaz” është nën kompetencat e komunës të Kumanovës, përfaqësuesit tanë politikëbërës heshten, e bëhen të shurdhër sikur nuk ndodhë asgjë.
Këto konkurse tregojnë se po vazhdon të keqpërdoret balancuesi dhe përfaqësimi adekuat i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.
Kjo dukuri që po zbatohet në administratën e shkollave të mesme është duke i mbajtë pengë për mos mëvetsimin e tyre, edhe për kundër asaj se me vite i plotsojnë kushtet si shkolla e mesme Ekonomike, Teknike, Medicinës e pse jo edhe paralelet e shkollës mesme të Bujqësis, që realizojnë procesin edukativo-arsimor te objekti i shkollës mesme Ekonomike.
Vallë a mos pret dikush që nesër të ndodhë, që përmes një deklarate të noterizuar të shpallet për opinjoninë se mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe në këto qendra shkollore, vetëm për ti hikur mëvetsimit, që është e drejtë e garantuar me kushtetut, pasi i plotsojnë gjitha kriteret të parapara me ligj.