Kolumna

E di se e vërteta disave u dhemb, por unë prap do tua them!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

E di se e vërteta disave iu dhemb shumë kur ua thua në sy dhe një gjë të tillë nuk mund të e kapërdijnë.

E di edhe ate se nga ai çast kur ua përplasi në fytyrë gjërat e fëlliqura që i bëjnë në përditshmëri dhe i dëmtojnë të tjerët dhe që nga i çast që e lexojnë shkrimin tim më nuk më llogarisin si mik, por si armik.

E di këtë dhe shumëçka tjetër, por ja që i tillë jam dhe nuk mund të jem ndryshe, Kështu më ka krijuar Zoti dhe kështu do të jem derisa të jem i gjallë.

Nuk do të hezitojë asnjëherë që të këqiat të ua them të gjithëve. Po ama nuk do ua them asnjëherë pas shpine. Çdo gjë që e miritojnë do ua them hapur në sy. E di edhe ate se do të kem më pak njerëz që të më dojnë, por nuk brengosem.

Nuk kam nevojë dhe as që dua të më duan ata/ ato që nuk posedojnë vlera të mirëfillta njerëzore. Kur flasë apo kur shkruaj unë i them gjërat shumë hapur, trç dhe shqip.

E di dhe e kuptojë shumë mirë se në adresë të atyre që shkojnë më marrin inati dhe do më urrejnë, por aspak nuk mërzitem. Unë nuk i them askuj diçka pse e urrejë, por me vetitë që i posedojnë dhe veprat e dëmshme që i bëjnë nuk ua pëlqejë.

Njëherit edhe nuk pajtohen sot dhe nuk do të pajtohem as nesër me veprat që bëjnë dëmë tek të tjerët. Unë nuk mund të ia mbulojë e as që e kam ndërmend të ua mbulojë veprimet e këqia që disa i bëjnë në dëm të tjetërkujt për intreset e tyre personale.

I tillë jam dhe i tillë do të mbetem i pëlqejë disave apo nuk iu pëlqeu unë gjithnjë do të ua them hapur troç në para syve. Nuk i kam kursyer dhe nuk do të i kursjë asnjëherë keqbërësit.

Nuk do e zgjati më tepër ate që desha të ua them edhe në shkrim atyre që meritojnë të ua them në sy. Ua kam thënë dje. Ua them sot, por do të ua them edhe nesër.

E di se vërteta disave u dhemb shumë kur ua thua hapur, por unë më deshën apo nuk më deshën nuk brengosem aspak, por do ua them sa herë që duhe të ju thuhet.