Kosovë

E dhimbshme: Publikohen fotografitë e nënës dhe birit që humbën jetën nga vërshimet në Pejë

Mirsada dhe Dion Ademaj, nënë e bir, humbën jetën si pasojë e vërshimeve të shkaktuara mbrëmë në qytetin e Pejës.

Fotografinë e të ndjerëve e ka publikuar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, teksa ka shprehur ngushëllime për familjen, shkruan Gazeta Insajderi.

“Peja mbrëmë u godit nga vërshimet dhe tragjikisht mori dy viktima, Mirsada dhe djali i saj 5-vjeçar Dioni. Familjes Ademaj i shpreh ngushëllimet më të thella e viktimat u prefshin në paqe!”, ka shkruar ai.

Ngushëllime kanë shprehur edhe krerët institucionalë, teksa kanë thënë se janë në koordinim me Komunën e Pejës pas vërshimeve në këtë komunë. /Insajderi.org/