Diaspora

E dhimbshme: Humb jetën aksidentalisht 38-vjeçari kosovar në Zvicër

Albinfo.ch raporton se një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën aksidentalisht në Zvicër.

Bëhet fjalë për S. K., nga fshati Lëbushë i komunës së Deçanit.

I riu kishte jetuar dhe punuar në shtetin e Zvicrës, vend ku edhe e gjeti vdekja, ndërsa së fundmi janë shpeshtuar rastet kur kosovarët në shtete të ndryshme të Evropës janë të përfshirë në aksidente komunikacioni.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.