October 6, 2024
Maqedoni

E dhimbshme: Gjyshes 84 vjeçare në Shkup i digjet shtëpia duke përgatitur kafjallin

Më datë 05.10.2024 në ora 10.05 në SPB Shkup është raportuar se një shtëpi në pronësi të M.K (84) në zonën e Karposhit është përfshi zjarri teksa ajo ka qenë duke gatuar. Zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri-Shkup, transmeton Lideri.mk.

E moshuara M.K. ka pësuar djegie dhe më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup./Lideri