September 19, 2024
Maqedoni

Dy vetura janë djegur gjatë natës në Shkup

Mbrëmë rreth orës tre janë djegur dy vetura në parkingun te Qendra Tregtare “Tri Biseri” në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Qytetarët që jetojnë në afërsi thonë se kanë dëgjuar shpërthime, kurse në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit. Sipas komandantit të njësitit zjarrfikës, Zvonko Tomevski, zjarri ka shpërthyer në njërën nga veturat, pastaj ka përfshirë edhe veturën tjetër, transmeton Lideri.mk.

Bëhet fjalë për veturën “Seat Ibiza” me targa të Shkupit dhe një BMW me targa të Prilepit. Për shuarjen e zjarrit ndërhynë një veurë zjarrfikëse dhe 5 zjarrfikës. Ende nuk dihen dëmet materiale dhe shkaku i zjarrit.