Dy të vdekur në urën e Krimesë, Ukraina sulmoi me dronë nënujorë
Mediumet perëndimore, duke cituar media lokale ukrainase, shkruan se ura e Krimesë u sulmua nga trupat e Ukrainës nëpërmjet dronëve nënujorë.
Sipas Reuters, në këtë sulm u përfshi marina e Ukrainës, ndërsa njoftimi zyrtar rus tha se “sulmi u krye nga regjimi terrorist ukrainas”, duke e quajtur sulmin mbi urë “krim të ri kundër objektit civil”.
Shërbimi i sigurisë ukrainase tha se sulmi ishte operacion special i forcave detare të forcave të armatosura të Ukrainës.
Sipas njoftimit të fundit, në këtë urë mbeti i vrarë një çift, ndërsa vajza e tyre është lënduar. Mediat kanë publikuar pamje të urës që në një pjesë ka pësuar dëmtime.
Ajo është mbyllur për momentin, ndërsa Rusia u ka bërë thirrje qarkulluesve që për shkaqe sigurie të shfrytëzojnë rrugë alternative.
Dy të vdekur në urën e Krimesë, Rusia e quan incident
Zyrtarë rusë kanë thënë se dy persona kanë vdekur pas një “emergjence” në urën që lidh gadishullin e okupuar të Krimesë dhe Rusinë. Siç raportoi BBC-ja të hënën, incidenti nuk është konsideruar sulm, por raportet e pakonfirmuara thanë se shpërthimi është dëgjuar mëngjesin e së hënës. Ura e Kerçit
Nëpërmjet rrjetit Telegram, kreu i administratës ruse në Krime, Sergey Aksyonov, deklaroi se “trafiku është ndaluar në urën e Krimesë.
“Një emergjencë ndodhi në zonën e mbështetjes nga ana ruse e urës. Po merren masa për të rivendosur situatën. U kërkoj banorëve të gadishullit që të përmbahen nga udhëtimi nëpërmjet urës së Krimisë dhe, për shkaqe sigurie, të zgjedhin rrugë alterantive tokësore në rajone të tjera”, shtoi ai.
Ministria ruse e Transportit ka thënë se shpërthimi s’ka dëmtuar mbështetëset e urës, por vetëm sipërfaqja e rrugës është prekur.
Ndërsa, zyrtarë të tjerë rusë bënë me dije se në incident mbetën të vdekur dhe vajza e tij e vogël.
Ura e Kërçit u hap në vitin 2018 dhe ajo mundëson kalimin rrugor dhe hekurudhor nëpërmjet Rusisë dhe Krimesë. Në tetor të vitit të kaluar, ajo ishte mbyllur pjesërisht pas një shpërthimi të madh.