Rajon - Botë

Dy shpërthime të mëdha në Ukrainë

Video të shumta kanë nisur të shpërndahen në rrjete sociale të premten në mbrëmje duke treguar një shpërthim i madh që raportohet të ketë ndodhur në Luhansk të Ukrainës, qendër që udhëhiqet nga separatistët.
Videoja s’është verifikuar, por raportohet se shpërthimi ka ndodhur pasi që një gazsjellës ka marrë flakë.

S’dihen as dëmet.

Tensionet janë ngritur orëve të fundit pasi SHBA-ja ka deklaruar se Rusia po përpiqet të luajë lojën e “flamurit të rremë”.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar për një shpërthim të dytë në zonën e Luhanskut të kontrolluar nga separatistët.

Një numër i mediave ruse, duke përfshirë Tass, Ria Novosti dhe Interfax – duke cituar burime separatiste – kanë raportuar shpërthimin, i cili erdhi afërsisht 40 minuta pasi një tjetër shpërthim u raportua në një tubacion gazi në zonë.

Shkaqet e shpërthimeve mbeten të paqarta. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Videoja e paverifikuar e shpërndarë në Twitter duket se tregon flakët në vendin e shpërthimit.

Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin.