Dy shoferët dyshohen si fajtorë për aksidentin ku humbi jetën 25 vjeçari nga Shkupi
NJËRIT SHOFER I CAKTOHET PARABURGIM SHTËPIAK, TJETRIT MASA TJERA KUJDESI
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nisur hetimin për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik I ndodhur të hënën tek udhëkeyqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës, ku u përplas për vdekje një 25 vjeçar teksa ishte duke pritur në semaforë për të kaluar vizëbardhat.
Sipas prokrurorisë kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale-Vepër e rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve dhe pronës në trafik është dhënë propozim për caktim të masës së paraburgimit shtëpiak. Në lidhje me të njëjtin rast, për personin tjetër është paraqitur procedurë për padi penale- Vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik nga neni 300 paragrafi neni 297 paragrafi 3 paragrafi 1 i Kodit Penal, i cili përndiqet sipas procedurës së shkurtuar dhe për të janë caktuar masa kujdesi. Prokurori publik kompetent, përveç masës së paraburgimit shtëpiak, për të dyshuarin e parë ka propozuar marrje e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit dhe të patent shoferit. Për të dyshuarin e dytë janë caktuar masa kujdesi-detyrim për paraqitje në kohë tek organi kompetent, përkohësisht të i merren dokumentet e udhëtimit dhe i caktohet ndalesë për dokumente të reja, si dhe marrje përkohshme të patent shoferit ose të nxjerres së këtij dokumenti të ri. /KlanMacedonia/