Maqedoni

Dy persona nga Tetova të infektuar me variantin “Delta”

Pas PCR testit tek dy persona nga Tetova është konstatuar se janë të infektuar me variantin “Dellta”. Që të dy personat janë nga e njëjta familje dhe nuk kanë pasur kurrfarë simptoma të virusit. Ky është rasti i parë ku shërbimet mjekësore të Tetovës regjistrojnë të infektuar me këtë lloj të virusit.

“Të dy personat janë të një familjeje, dhe kanë kryer PCR test që të mund të kthehen në Gjermani, ku edhe punojnë. Testi ka rezultuar pozitiv, është zbuluar se janë të prekur nga koronavirusi, varianti “Dellta”, deklaroi Suzana Subashiq, epidemiolog.