Lajmet e reja

Dy mijë magjistra dhe doktor shkencash në vitin 2020

Në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, 174 qytetarë morën titullin doctor i shkencave, thuajse gjysma në fushën e mjekësisë, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2020, titullin doktor shkencash kanë fituar 174 persona, që paraqet ulje për 14.7% krahasuar me vitin 2019”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që numri i magjistrave dhe specialistëve në krahasim me vitin 2019 është ulur për 8.2%.

Në këtë periudhë, titullin magjistër i shkencave dhe specialistë kanë marrë gjithsej 1 758 persona, prej të cilëve, 1 533 magjistra dhe 225 janë specialistë.

“Numri më i madh i personave doktoruan në fushën e shkencave shoqërore me 40.8%, pastaj shkencave mjekësore me 27%, vijojnë shkencat humanitare me 13.8%, ndërsa personat e tjerë doktoruan në fushat e shkencave tekniko-teknologjike, matematiko-natyror si dhe shkencat bioteknike”, sqarojnë nga Enti, ndërsa 63% e punimeve të magjistraturës janë nga shkencat shoqërore.

Në bazë të moshës, 11 kandidatët që doktoruan janë nga 25 deri 29 vjeç, 87 janë nga 30 deri 39 vjeç dhe 76 qytetarë që doktoruan janë mbi moshën 40 vjeç. Shumica e qytetarëve që magjistruan (844) i takojnë moshës deri 29 vjeç, ndërsa 262 qytetarë që magjistruan janë në moshën mbi 40 vjeç.