Maqedoni

Dy maqedonas humbin jetën në pushime, një rezulton i zhdukur

Mirko Micevski dhe Cvetko Mitanovski janë dy personat që humbën jetën ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Pushuesit nga Maqedonia e Veriut hynë në det për tu larë, por dyshohet se janë mbytur për shkak të dallgëve të mëdha që kishte sot deti.

Dyshohet se bashkë me dy burrat në det ka qenë edhe një grua, Riste Damkovski, e cila rezulton e humbur dhe fati i të cilës nuk dihet ende.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Pak më parë një pushues nga Kosova humbi jetën në Velipojë.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Newsbomb.al