October 7, 2024
Maqedoni

Dy granata gjenden në një restorant në Shkup, pronarja thotë se i kishte dhuratë

Më 06.10.2024, në ora 18:48, SPB Shkup ka raportuar se një zyrtar policor ka gjetur dy predha mortaja 120 mm në një restorant në zonën e komunës së Gazi Babës, Shkup.

Siç transmeton Lideri.mk, lidhur me rastin është zhvilluar një bisedë zyrtare me pronaren, e cila ka sqaruar se asaj i janë dhënë të zbrazura, si kujtim nga ish-pronari i pallatit. predhat u konfiskuan nga polici për procedim të mëtejshëm./Lideri