Sport

Dy finale të humbura, Italiano: E dhimbshme! Shoh djemtë dhe vuaj

Fiorentina humbi një tjetër finale, të dytën radhazi brenda pak ditësh. Ëndrra Conference League nuk u realizua, me trofeun që shkoi për West Ham pas triumfit 2-1.

Goli i Bowen (90′) tronditi italianët dhe nisi festën në kampin londinez. Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano e cilësoi të rëndë këtë humbje.
“Të humbësh dy finale, aq më tepër duke luajtur futboll të mirë, dhemb shumë. S’e prisja të përfundonte kështu, sidomos pas reagimit të bukur të skuadrës dhe barazimit të Bonaventurës.
Mandragora kishte shansin e golit të dytë. Më pas erdhi ai gol i pësuar në fund që na kushtoi trofeun.

Ndoshta do ishim favoritë në shtesa. I shoh djemtë të shkatërruar dhe ndihem keq. Çfarë ndjesie e keqe, do doja të mos e përjetoja kurrë“, u shpreh trajneri italian.